‘Duam kompjutera se i kemi të 2009-ës’/ Ilirjan Celibashi kërkon investime për KQZ, ndërhyn menjëherë Bashkim Fino: Ne kemi dhënë lek çdo vit, ku janë!

0
275

Deputeti Bashkim Fino pas debatit që ka pasur sot me kryetaren e KPA, Albana Shtylla, ka kundërshtuar dhe një kërkesë të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili ka kërkuar rikonstruksion të godinës së KQZ dhe blerje pajisjesh teknologjike.

Fino ka thënë se nuk është kundër rikonstruksionit të KQZ por ka kërkuar që ky investim të bëhet pas zgjedhjeve dhe të gjitha fondet të shkojnë vetëm për këtë të fundit.

“Zoti Celibashi do të rikonstruktojë godinën. Ndërkohë ne kemi godinë të re. Zoti Kryetar ky pasi na mori numrin e punonjësve, 85 punonjës, tani do dhe një kat shtes së s’ka ku t’i fusi. (Qesh). Për mua ky ndryshim mund të bëhet më vonë, pas zgjedhjeve. Në një vit eklektoral është më mirë të lëmë fonde për zgjedhjet jo për shtesë kati. Nuk jam kundër rikonstruksionit të godinës, por jam që të bëhet më vonë, pas zgjedhjeve”, tha Fino.

Më tej, socialisti mbeti “pa fjalë” nga kërkesa e dytë e Celibashit për blerje kompjuterash për punonjësit pasi ata aktualë janë tëë viti 2009. Sipas Finos, qeveria ka dhënë para çdo vit për kompjutera.

“E dyta, ky fondi më çudit, 23 milion për kompjutera. Ju më thoni që kompjutera janë të 2009. Unë kam qenë relator dhe në çdo vit janë bërë investime. Unë kam dokumente që çdo dy vjet në kemi dhënë para për kompjutra, dhe ju kërkoni tani kompjutera të 2020-ës, ju keni të drejtë por të tjetër ndoshta kanë marrë paratë dhe kanë vendosur kompjutera të vjetër”, shtoi socialisti. Një reagim për këtë e pati dhe vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se nuk bëhej fjalë vetëm për kompjutera por dhe për pajisje teknologjike.

“Vitin e kaluar fondi për blerjen e kompjutrreave janë djegur. Nuk i di arsyet. Edhe pse paratë janë dhënë, ato kompjutera nuk janë marrë. Për çdo qendër votimi do ketë qendër vëzhgimi me kamera, ndaj nuk është se bëhet fjalë vetëm për kompjutera por për pajisje të teknologjisë së informacionit”, u përgjigj ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here