Ministrja Belinda Balluku e infektuar me koronavirus

0
279

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është infektuar me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministria e cila bën thirrje për të respektuar të gjitha masat dhe protokollet në fuqi.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, bën të ditur MIE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here