I nxori skandalin Ilir Metës/ Gazetari nxjerr prapaskenat e rënda: Ka pasur ndërhyrje të ndryshme për të mos vijuar me publikimin! Ju tregoj shantazhet nga Presidenca…

0
336

Gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se pas publikimit të investigimit për skandalin e nënshtetësisë, ka pasur shantazhe dhe sulme personale nga ana e zyrës së shtypit, si edhe ndërhyrje për të mos vijuar më pas me publikimin e emrave të tjera.

Pjesë nga deklaratat në komisionin e sigurisë

Deputetja Dhima: A ka pasur një ankesë pranë TV lidhur me këtë problem dhe a keni pasur sulme lidhur me këtë problem, pasi keni dhënë fakte dhe emra konkret me emra për personat që kanë marrë nënshtetësinë.

Adriatik Doçi: Gjatë investigimit janë ngritur disa pyetje, se cilat janë institucionet që e kanë cilësuar si personalitet kombëtar njeriun që është akuzuar për vrasje. Presidenca është marrë personalisht me mua dhe familjen time, nuk kemi pasur ankesë në adresë të TV, por vetëm sulmet e presidencës duke i cilësuar këto fakte si sulme politike. Sulmet janë nga zëdhënësi i presidentit të Republikës që e përfaqëson presidentin në disa dalje, ka bërë akuza të pabaza, ka bërë akuza të pabaza duke marrë deklarata copy paste, me një kërcënim në fund që shumë shpejt do të vihet drejtësia.

Felaj: Në telefonin tuaj kanë mbërritur kërcënime?

Doçi: Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave.

Felaj: Po kërcënim nga ana e këtyre personave që u ka dalë emri te lista?

Doçi: Ka pasur reagime nga persona që u ka dalë emri në listë. Kanë qenë të natyrës mbrojtësë dhe kanë paraqitur pretendime që nuk janë të bazuara akuzat dhe investigimi, e kemi marrë nënshtetësinë duke paraqitur dokuemntet.

Felaj: Pra jo si kërcënim?

Doci: Jo, asnjë mesazh, përveç shantazhit të ardhura nga zyra e presidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here