Kokainë dhe kanabis në hotel, katër të arrestuar

0
176

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, dy prej të cilave femra pasi u kapën në flagrancë me kokainë dhe kanabis në ambientet e një hoteli.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se ka qenë një prej të arrestuarve që u ka sjellë dhe drogën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Gj., 19 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, A. Q., 43 vjeçe dhe A. T., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se një nga personat që iu kishte sjellë lëndën narkotike ishte shtetasi I. Gj.”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here