Rektori i UT-së: Alternim të mësimit online dhe në auditor. Tarifat e studimit…

0
214

Viti i ri akademik do të nisë më 2 nëntor dhe rektori i UT, Artan Hoxha shpjegoi se mësimi do të jetë i alternuar, online me atë në auditor.

Në një konferencë për shtyp, Hoxha tha se tarifat e studimit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, ndërsa tha se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

Mes të tjerash rektori tha se janë marrë masat për fillimin e vitit akademik, ku secili universitet ka platformat e veta.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur. Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë.”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here