Tentuan të largohen nga Shqipëria me dokumente false, dy në pranga. Ndalohet dhe një vajzë

0
216

Dy të rinj janë vënë në pranga dhe një vajzë është ndaluar pasi kantë tentuar të udhëtojnë më dokumente identifikimi false.

Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.

Si dhe A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Ndërkohë, falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe homologëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe profesionale u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i M. B., 22 vjeçe. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here