Fjolla e lidhur me biznesmenin, reagon bashkëshortja e Fisnik Sylës: Më shkatërroi familjen

0
83

Arrestimi i Fjolla Morinës pushtoi median rozë pak kohë më parë, ndërkohë që në atë udhëtim ajo shoqërohej nga shoferi i saj dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Më pas ajo bëri thirrje publikisht që të mos aludohej se ishte në një lidhje me Sylën pasi ai ka një familje, por ja që doli ashtu siç u fol në media, pasi Fjolla bëri publike lidhjen me të dhe madje planet për martesë.

Po bashkëshortja e biznesmenit nuk ka qëndruar pa reaguar.portali nzoom.bizz ka zbuluar se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Madje ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale.

Sipas nzoom.bizz, disa prej imazheve janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin.

Gjithashtu raporton se bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”- tha mes tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj