Thellohet skandali i Metës me pasaportat/ Lleshaj: Ka dhënë shtetësi njësoj sa Ministria e Brendshme, ka shumë anomali

0
8

Thellohet akoma më shumë skandali i presidentit Ilir Meta me pasaportat. Gjatë ditëve të fundit, presidenti Meta është akuzuar që ka dhënë nënshtetësi në shkelje të ligjit, ndërkohë që ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ai i cili ka hedhur më shumë dritë rreth kësaj çështje. Gjatë një interviste televizive, Lleshaj deklaroi se tagrin për dhënien e shtetësisë e ka Ministria e Brendshme, duke shtuar se Presidenca është hallka e fundit për të marrë një pasaportë. Sipas tij, volumi i shtetësive që është dhënë me procedurë të veçantë nga Meta është më i madh se ai që ka dhënë vetë ministria dhe sipas Lleshajt kjo gjë ka shkaktuar shumë anomali. “Si rregull shtetësia kalon nga Ministria e Brendshme dhe finalizohet nga presidenti me dekretin, presidenti është hallka e fundit. Për këtë çështje kemi komunikim pasi rregullisht ministria përcjell praktika për dekretim, por kjo çështjet e hapura për procedurat e rregullta dhe të mbyllura direkt tek presidenti na ka krijuar një farë shqetësimi. Rezulton që kemi një anomali që duhet sqaruar. Volumi i shtetësive të dhëna përmes procedurës së veçantë është i madh, është afërsisht sa ai i procedurave të dhëna në mënyrë të rregullt. Përjashtimi është barazuar me rregullin në numra. Kjo e bën disi shqetësuese, po dua t’u inkurajoj ta sqaroni më mirë këtë me presidentin. Ne si ministri nuk kemi tagër t’i kërkojmë llogari presidentit. Po mundohemi ta kuptojmë. Çështja e shtetësisë është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme”, tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm shpjegoi më tej edhe mënyrën ligjore se kur mund të merret shtetësia me procedurë të reduktuar. “Ligji parashikon që mund të jepen shtetësi edhe me një procedurë më të reduktuar sa i përket kushteve, kur ka një interes kombëtar, një të huaji mund t’i kërkohen më pak kritere, p.sh jo të ketë 5 vjet në Shqipëri. P.sh, një futbollist që i jepet shtetësia për interes kombëtar. Nëse Ronaldo nesër vendos të luajë me Shqipërinë. Kjo është fryma e ligjit. Ministria jep shtetësinë për çdo qytetar. Duhet një shpjegim për të shpjeguar se pse. Ne si ministri nuk kemi për ta kërkuar se nuk e kemi tagrin për ta bërë këtë verifikim. Një herë janë aktorët publikë, media, ka aktorë politikë që është kuvendi apo edhe struktura të tjera nëse është e nevojshme”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj