Pritet me protesta ministri i jashtëm grek, Idrizi: Po çojnë para axhendën greke

0
262

PDIU ka zhvilluar protesta për vizitën zyrtare të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë, ku janë shënuar dhe përplasje me policinë.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se qeveria po çon para axhendën greke. Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.

“Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi bëri të ditur se sipas të dhënave të tij, policia e shtetit ka shoqëruar 22 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.

Idrizi e konsideroi veprimin e policisë si një trup, që ruajtën ministrin e Jashtë grek. Idrizi i kërkoi policisë që nëse ka shqiponjën në kokë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.

“Kjo që po ndodh këtu sot është një turp për Ramën. Rama duhet të heqë ligjin e luftës dhe të pranojë gjenocidin mbi çamet. Ne shqiptaret e Çamërisë nuk mund të na thonë që nuk ekzistoni. Rama çon përpara vetëm axhendën greke”, tha ai.

Ndërkaq, pas godinës së MEPJ-së, protestuesit janë zhvendosur drejt kryeministrisë ku do të zhvillohet takimi i radhës me kryeministrin Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here