Drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati është vënë në pranga.
Në kërkim mësohet se është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra.
Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.