“Ministri i Jashtëm i Greqisë është shqiptar?”/ Paskal Milo zbërthen origjinën e Dendias

0
99

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo teksa ka komentuar vizitën që do të bëjë sot në Tiranë ministri i jashtëm i Greqisë, foli edhe për origjinën e Nikos Dendias.

Gjatë bisedës në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Milo u shpreh se Dendias në kuptimin e brezit të parë nuk është arvanitas, është nga bregu, por si shumë himariotë kanë dhënë e kanë marrë, “të paktën nga i ati është nga Bregu”, u shpreh Milo.

Ndërkohë për ish-ministrin e Jashtëm Grek, Teodor Pangallos, Milo deklaroi se Pangallos është trashëgimtar i brezave arvanitase duke theksuar se sipas tij është nga ata arvanitus i rritur në Elefsina dhe se sipas tij është një dimension tjetër.

Pyetja nga gazetari: Ju keni qenë Ministër i jashtëm kur homologu juaj ishte zoti Pangallos, i cili është nga ata studiues që ka pranuar që flet shqip. Nikos Dendias është arvanitas gjithashtu, i ati Spiro Dede, (me disa variante mbiemrash) ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë në Korfuz dhe është takuar nga gazetarë shqiptarë dhe fliste shqip lirshëm. Këta ministra të Jashtëm Arvanitas si ndjehen, cila është ndjesia e tyre kombëtare?

Milo:  Unë nuk e dija që familja Dede dhe Spiro Dede është nga fshati Ilias, ai ka shkruar shumë vite të shkuara, për Himarën. Kjo nuk do të thotë gjë.

Unë e kam njohur Pangallos mirë, ai është një dimension tjetër. Edhe Pangallo trashëgimtar i brezave arvanitase, shprehej se gjyshja e tij nuk dinte greqisht. Ai vete fliste dhe flet pak shqip dhe kupton shumë mirë.

Unë kam qenë në Elefsinë, më ka çuar. Më dha një darkë në një restorant ku qëndronte gjyshi i tij gjenerali Teodor Pangallo, atje kishte një mbishkrim, “këtu rrinte i madhi Tedor Pangallos”. Kurse Dendias kam përshtypjen se nuk është arvanitas në kuptimin e brezit të parë, është i mëvonshëm, por si shumë himariotë kanë dhënë dhe kanë marrë ”, shtoi Milo.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj