Rreth orës 22.00 të së enjtes A.Dh ishte duke shkuar në shtëpi teksa dy orë më pas ka telefonuar policinë duke i thënë se dy persona po e ndiqnin. Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave.
“Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”, thotë policia.