Ish kreu i OFL-së mbetet i pezulluar, Gykata e Apelit nuk ndryshon vendimin

0
215

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ish kreun e OFL-së, Artan Shkëmbi. Ai është pezulluar nga detyra deri në përfundiom të hetimeve, në akuzën e shpërdorimit të detyrës për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Ish kreu i OFL-së akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Të dhënat flasin për një hetim që po kryhet edhe në Gjermani. E megjithatë, jo pak persona, edhe brenda Policisë së Shtetit, e kanë parë me dyshim mundësinë reale të nxjerrjes së një sekreti nga Shkëmbi, duke qenë se ai vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman dhe ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të autoriteteve ligjzbatuese atje.

Nga ana tjetër, Artan Shkëmbi, i cili kaloi me sukses tri kriteret e vetingut, duke u konfirmuar në detyrë më 28 shkurt nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, rezulton i pajisur me certifikatë sigurie CSP, “Tepër Sekret”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here