Ergi do festonte 26-vjetorin, dedikimi prekës i Barbana Dini për të vëllain

0
801

Ergi Dini do të festonte sot 26-vjetorin e lindjes por jeta e tij u pre në lule të rinisë 4 vite më parë për shkak të një aksidenti me motor, bashkë me mikun e tij.

Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.

Si sot një vit më parë këngëtarja përmbushi amanetin e vëllait të saj, duke bërë publike një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë. Kënga me titull “Ku je” erdhi si një homazh për artistin, i cili e kishte punuar vetë një pjesë të tekstit para se të ndërronte jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here