“Unë do të jem polic për kapjen e tij”/ I biri i bëri atentat shefit të policisë së Malësisë së Madhe, flet babai i Ilirjan Hasanajt: Më tradhtoi pasi konkurroi në akademi

0
247

Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se i bëri atentatit Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë Madhe, në një prononcim për mediat deklaroi sot se ai do të bashkëpunojë me policinë për kapjen e djalit të tij. Arbeni u shpreh se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të birit dhe se nuk ka asnjë hasmëri apo konflikt me familjen e Mentor Hasanajt.

“Kushdo që e sheh të më njoftojë. Që prej ditës së ngjarjes nuk kam pasur një komunikim me djalin, vetëm kam dëgjuar lajmet. Nuk e imagjinoj që të ketë bërë këtë gjë. Unë nuk kam gjë me atë familje. Ata janë familje shumë e mirë, kam respekt. Nuk jemi në hasmëri me atë familje. Unë nuk e di ku është djali, kaq dua, do të bashkëpunoj me Policinë, jam në krah të Policisë. Unë do të mbështes edhe djalin.  Ai është fëmija jem,  ai është shpirti im. Nuk kemi lidhje me atë familje, është nga fshat tjetër. Nuk kam parë asnjë sjelle të çuditshme të djalit. Sapo mbaroi shkollën do të bënim letrat për të shkuar në Akademinë e Policisë.  Mori testin e parë, po prisnin përgjigjen e testit fizik. Në këtë moment më mori në qafë, më tradhtoi. Për vrasës me pagesë, këto janë dyshime të policisë. Nuk di gjë. Unë nëse gjej djalin do ta dorëzoj në polici, do i përgjigjem edhe familjes tjetër. Unë do të jem polic në kapjen e djalit tim.”, u shpreh Arben Hasanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 1 tetorit në Shkodër, ku 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj iu afrua mjetit të shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasnaj dhe shtiu 7 herë me armë zjarri. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here