Skandale me femra i kryeministrit Boris Johnson/ Zbulohet se edhe pse i martuar ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua gjatë takimit në resortin e skive

0
392

Detaje të forta janë zbuluar për kryeministrin britanik Boris Johnson sa i takon jetës së tij private. Në një libër të publikuar së fundmi nga Tom Boëer të titulluar “The Gambler” thuhet se Johnson ka kaluar natën me një femër tjetër në resortin e skive në Davos kur ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror, 7 vite më parë.

Një pjesë e librit që është botuar në “The Mail on Sunday” thuhet se në atë kohë Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Atë natë Boris u largua nga darka me George Osborne pa e paguar pjesën e tij të faturës.

Kur u kthye më vonë Osborne i tha: “Pa shiko. Lideri i qeverisjes lokale të Anglisë mbërriti”.

Boris e pyeti “Dëshiron një pije?”

Dhe kur Osborne tha “po”, ai e ktheu prapa: “Atëherë merre një!”

Libri pretendon se edhe pse ishte i martuar, Johnson kishte një lidhje intime me amerikanen Jennifer Arcuri.

Jeta personale Johnson dihet që ka qenë mjaft e larmishme. Ai u martua me gruan e parë Allegra Mostyn-Oëen, të cilën e takoi në Universitetin e Oksfordit, në 1987 kur të dy ishin 23 vjeç. Por ata u ndanë pasi Boris kishte një lidhje tjetër me Marina Ëheeler.

Ai u martua me Marinën në 1993, por pati një lidhje me Petronella Ëyatt, më pas me gazetaren Anna Fazackerley, por edhe analisten e artit Helen Macintyre.

Boris dhe Marina u ndanë në 2018 dhe ai tani është i fejuar me Carrie Symonds me të cilën ka edhe një djalë që lindi në prill të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here