Liga Profesioniste merr vendimin: Bojkoti vijon derisa…

0
176

Pak minuta më parë Liga Profesioniste ka vendosur që të vazhdojë me bojkot deri në zgjidhjen e kërkesave.

Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve të Superiores, si dhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, me shefin e garave, Marjus Sulejmani si dhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova.

Vijimin e bojkotit e konfirmoi presidenti i Ligës, Libohova, i cili u shpreh:

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here