Shtetësja iraniane tenton të ikë me dokumente false, kapet në Rinas

0
221

Policia bën të ditur se një 27-vjeçare iraniane është arrestuar në Rinas pasi ka tentuar të udhëtojë me pasaportë false norvegjeze dhe dokumente të tjera gjithashtu të falsifikuara.

“Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze”, thotë policia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here