Neymar thyen rekordin e Leo Mesit për driblimet

0
46

Brazili arriti të mundë me spektakël mëngjesin e sotëm skuadrën e Bolivisë me shifrat 5-0. Ndeshje e mirë për të gjithë sulmuesit e Brazilit, ndërsa ajo që ra në sy ishte fakti se Nejmar nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. Megjithatë, sulmuesi kontribuoi me dy asiste për Firmino dhe Kutinjo.

Braziliani ishte padyshim një nga më të mirët në fushë, duke qenë protagonist absolut thuajse në çdo aksion të skuadrës së Tite. Ylli i PSG njihet për teknikën e tij të lartë, teksa sot ka dhuruar një nga paraqitjet më mbresëlënëse të tij në këtë aspekt.

Nejmar arriti shifrën e 18 driblimeve, e cila thyen edhe rekordin e një tjetër “maestroje” driblimesh, Leo Mesit. “Pleshti” deri mengjesin e sotëm mbante rekordin si lojtari me më shumë driblime të kryera ndonjëherë në një ndeshje kualifikuese për Botëror në Amerikën Latine.

Leo numëronte 15 driblime në vitin 2011 në një ndeshje ndaj Kolumbisë dhe tashmë do i duhet të bëjë më mirë për të superuar rekordin e Nejmar, që për hir të së vërtetës është një rekord shumë i vështirë për tu arritur. Tani mund të themi se Nejmar është “mbreti” i driblimeve në Amerikën Latine, nga ku dalin edhe lojtarët më teknikë të globit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj