Një ditë më parë u vu në pranga babai i autorit të vrasjes së dy kushërinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Rrok Pepaj, babai i Danielit u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike ndërkohë që ishte ai që e çoi policinë në parcelat e mbjella nga të rinjtë.
Mësohet se Rrok Pepaj fillimisht ka nguruar ti çojë te parcela efektivët e policisë ndërkohë që ka qenë vetë drejtori i policisë Shkodër Niko Brahimaj që ka negociuar me të duke e bindur të tregojë vendin.
Megjithatë, Rrok Pepaj ka mohuar se është pjesë e kultivimit dhe se thjesht ka pasur vetëm informacion se ku ndodheshin parcelat me kanabis.
Ndërkohë, situata pas kësaj ngjarjeje të rëndë vijon të jetë e tensionuar. Sipas burimeve, familja Çutaj ia ka bërë të ditur babait të autorit të dyshuar për t’u ngujuar përpara se ai të arrestohej nga Policia.
Kërkimet për trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj zgjatën 5 ditë derisa u arrit që të gjenden pas bashkëpunimit nga ana e babait të autorit të dyshuar.