Google search engine
Home Politike “25 prilli është shumë larg”, Basha: Po shtohet numri i listave…

“25 prilli është shumë larg”, Basha: Po shtohet numri i listave…

0
217

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shqetësimin se po rritet numri i njerëzve në farmaci që po marrin ilaçe me lista, ndërkohë që qeveria deri tani nuk po bën asgjë. Ai tha se plani i PD-së ka propozuar rimbursimin e plotë të paketës për të sëmurët ambulatorë.

Për kreun demokrat 25 prilli është shumë larg, pasi qytetarët duan ndihmë tani, dhe hapi kryesor duhet të jetë për sektorin shëndetësor si dhe një ndihmë e veçantë për shkollat, pasi hapja e tyre ka vendosur në rrezik pedagogët. Por sipas Bashës paratë nuk përdoren për ndihmat emergjente por për një grup oligarkësh.

“Situata shëndetësore vazhdon të përkeqësohet ditë pas dite sado të fshihen shifrat e të infektuarve qytetarët e sëmurë nuk fshihen dot. Dje m’u konfirmua lista në farmaci, është rregulli jo përjashtimi, numri i njerëzve me lista në farmaci po shtohet në mënyrë të frikshme. Kemi propozuar rimbursimin e plotë të paketës për të sëmurët ambulatorë. Banka Botërore ka përkeqësuar parashikimin për rënien e ekonomisë shqiptare. Qeveria vazhdon të marrë borxh, por paratë nuk i çon te njerëzit. 61% e bizneseve ne vend, zero fitime.

Sot nuk ka burime financiare për të mbuluar shpenzimet për maskat dhe dezifektantët. Vetëm 4 ditët e fundit janë paguar 1.8 mil euro per inceneratorin dhe 200 mije euro per te Fierit.  Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë prezantuar paketën e katërt.

Banka Boterore parashikon që mbi 40% e shqiptarëve do të jetojne me më pak se 4 dollarë në ditë.

Kemi propozuar që pensionistët të marrin një shtesë prej 20 mijë lekësh në muaj”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here