I shpallur në kërkim prej një viti/ Identifikohet vrasësi i dyshuar i Bujar Çelës, prokuroria lëshon urdhër-arresti për 35-vjeçarin

0
69

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar një urdhër-arresti  për një të dyshuar si vrasësi i Bujar Çelës, i cili është në kërkim prej një viti. Bëhet me dije se prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestin për arrestimin e shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 Shtatorit jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.

Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.

Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe me pas atentatorët u larguan për në fshatin Murras ne aksin Elbasan- Peqin rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj