Gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit / I pranishëm vetë në seancë, zbardhet kërkesa e Izet Haxhisë

0
343

Janë zbardhur detaje të reja nga seanca për të vendosur për listën e 30 dëshmitarëve në procesin Hajdari.

Pasi u shty më datë 23 tetor në orën 12:00 nga mungesa e avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri i cili nuk është paraqitur në seancë pasi dyshon se është me COVID-19, mësohet se në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia.

Ai i ka kërkuar trupit gjykues edhe një tjetër dëshmitar për të dëshmuar në procesin ndaj tij.

Për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, ai nuk ka preferuar të përmendë emrin, ndërsa pritet të shtoj si kërkesë në seancën e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here