Zbulohen ekzekutorët e Endrit Alibejt në Bradashesh/ Kush janë dy vëllezërit që morën hak pasi humbën 50 kg kokainë në Londër

    0
    479

    Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 5 urdhër-arreste për ekzekutorët dhe porositësit e vrasjes Endrit Dylgjeri(Alibej), xhaxhait të tij Arben Dylgjeri si dhe turkut Erald Durunaj më 28 dhjetor të vitit 2018 në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Gjithçka ka nisur nga 50 kg kokainë që humbën në Britani të Madhe disa vite më parë.

    Në vitin 2017, në Londër, një i ri nga Elbasani po transportonte 50 kg kokainë për llogari të dy vëllezërve, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Por në vend që droga të shkonte tek ta, përfundoi në duart e “hajdutëve” rrugëve të Londrës. “Transportuesi” është marrë peng për disa orë nga disa persona, të cilët i kanë marrë drogën. Episodi ka shtyrë dy vëllezërit që të mendojnë se pas grabitjes janë Erion dhe Endrit Alibej bashkë me grupin e tyre. Për t’u hakmarrë më pas ata kanë porositur ekzekutimin e Endrit Alibejt, i cili u qëllua më 28 dhjetor 2018, teksa po udhëtonte bashkë me familjen e tij, xhaxhanë Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erald Durunaj.

    Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, në makinë nga ky është qëlluar në drejtim të “Land Roverit” të Alibejt kanë qënë tre persona. Dy prej tyre kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur tre persona, ndërsa tjetri ka pasur si detyrë që të “drejtojë” automjetin Mercedez Benz. Por nuk dihet nëse të përfshirë në hetime janë të vdekurit e fundit në Elbasan.

    Kjo pasi vëllai i Endrit Alibejt, Erion Alibej kishte nisur një “fushatë spastrimi” për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij. Ai u arrestua nga Policia për porositjen e vrasjes së 2 personave në Korrik, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Po ashtu Alibej është i dyshuar kryesor edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, pranë të njëjtit vend ku u qëllua pak ditë para ndërrimit të viteve Endriti. Pas lëshimit të urdhër-arresteve nga Prokuroria, Policia ka nisur menjëherë nga puna për kapjen e të gjithë të dyshuarve dhe për zbardhjen e një zinxhiri vrasjes të lidhura me njëra-tjetrën në zonën e Elbasanit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here