Ndryshime në selinë rozë/ Zgjidhet kryetarja e re e PS në Sarandë

0
92

Ditën e sotme është zgjedhur si kryetare e Partisë Socialiste në Sarandë Lindita Kondi. Lajmin e bën të ditur deputeti Alket Hyseni, i cili shprehet se socialistët do të trokasin në çdo derë sarandioti për mandatin e tretë të Edi Ramës.

“Asambleja e PS Sarandë, nën drejtimin e Kryetares së re, Lindita Kondi, fillon punën organizative të gjithë trupës socialiste, në aleancë me njerëzit e zakonshëm, për mandatin e tretë të Edi Rama dhe PS.

Trokasim në çdo lagje, në çdo derë, në çdo zemër sarandioti dhe ecim së bashku 2021-2025”, shkruan Hyseni.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj