Zbardhet vrasja misterioze e vëllait të Talo Çelës/ Ky është personi që dyshohet se porositi atentatin

0
397

Mëngjesin e 17 shatorit u ekzekutua në një hark kohor prej 60 sekondash, vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela. Tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.

Sipas A2, është zbardhur vrasja e Bujar Çelës dhe mësohet porositësi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë Erion Alibej, i arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj. Aktualisht, ndaj Alibejt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Bujar Çela u vra mëngjesin e 17 shtatorit në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.

Ndërkohë, Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili mbeti i vrarë në aksin Elbasan-Metalurgji, teksa u qëllua me breshëri. Të vdekur mbetën daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, shtetas turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedent penal dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Vrasjet dyshohet të jenë kryer për hakmarrje.

Më 4 qershor të vitit 2013, Endrit dhe Erion u vunë në pranga nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në saj të këtij operacioni u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës. Në dy shtëpitë e vëllezërve në Itali, pas arrestimit u sekuestrua 15 kg kokainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here