U skualifikua nga demokratët e Korçës/ Revoltohen banorët e Unazës së Re dhe shpërthejnë ndaj Bashës

0
263

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në qarkun e Korçës, por duket që ka ndodhur ajo që nuk pritej, pasi Korça nuk e ka zgjedhur ish deputetin Klevis Balliu për të qenë në garë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike.

“Njeri i të ardhmes, pragmatik dhe arbitër i fateve të Shqipërisë”/ Rama homazh për kryeministrin e parë shqiptar: Ja dy ngjarjet e mëdha që luajti rol moderatori
Banorët që kanë qenë pjesë e protestës në Unazën e Re kanë bërë një shkrim të gjatë për t’i kërkuar ndjesë ish deputetit Klevis Balliu.

Përmes ndjesës publike, ata shkruajnë se Balliu ka qëndruar çdo ditë pranë tyre në mbështetje të protestës në Unazën e Re.

“E gjithë rilindja sy e vesh sot në Pogradec na u duk sikur Taulant Balla kish dorë në këto zgjedhje”, shkruajnë ata.

Ndjesë publike nga banoret e Unazës së Re

Zoti Balliu te kërkojmë ndjesë të morëm në qafë të përfshim në hallet tona të krijuam shumë probleme , Ti dhe çdo gjë nga vetja sakrifikove dhe politikisht , si dhperblim more dhunë urrejtje persekutim .

Këto fotot flasin vete , janë me qindra u përzgjodhën krejt rastësisht , nuk do reagonim fare por nuk po na zë vendi , nuk rrimë dot pa thënë dy fjalë.

Po bëhen rreth dy vite qe ti o njeri i mire je bashkëngjitur protestës me të gjatë dhe te dhunshme te ushtruar ndaj nesh .

Çdo ditë ke qenë në protestë dhe asnjë çast nuk na le vetëm, ne shi në te ftohtë orar pa orar u përfshive dhe ti në hallin tonë aty me ne.

Urrejtja dhe dhuna e ushtruar ndaj teje arriti kulmin, burgu shantazhet sharjet fyerjet nuk ndaluan dhe ti nuk u tërhoqe në asnjë moment.

Shumë procese gjyqësore te stisura të montuara pa fakte u ngritën ndaj teje për te penguar kandidimin tënd në zgjedhje, nuk ja arritën dot por mesa duket kanë gjetur metoda tjera të pabese dhe të turpshme dhe mesa duket kanë arritur të depërtojnë dhe në radhët e PD.

Ty o miku ynë ju prishe shumë punë , të kishin zili, flitej lart në biseda oligarkesh dhe qeveritarësh që ky po flet shumë po i jep gojës tepër, po na prish punë , nuk ja dolën dot me dhunë dhe me burg , por ja dolën me kulisa e intriga të të spostojnë .

E gjithë rilindja sy e vesh sot në Pogradec na u duk sikur Taulant Balla kish dorë në këto zgjedhje , reagime të shumta ne rrjete sociale , ja arritën qellimit zemra mal kënaqësi e madhe për ta , sharje ofendime në kor si ordinerë .

Trishtim i madh , mërzitje pa fund , ti ishe krenaria jonë miku ynë vëllai jonë , mezi prisnim kandidaturën tende në Unazë të Re , nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi , nuk e mori kush mundimin te na sqaronte.

Partinë Demokratike e kishim mbështetje, kishim një aleancë dhe qëndruam se bashku kundra zaptuesve , Ne meritonim respekt dhe dinjitet prisnim të na merrej mendimi pasi kemi dhëne kontribut të madh gjatë këtyre viteve.

Klevisi ishte zëri jonë forca jonë, largimi i tij në një zonë tjetër nuk e di kujt i interesonte por ne si banorë kurrsesi jo përkundrazi shumë nga ne e pamë veten si të lënë pas dore .

S’na erdhi mirë por nuk reaguam , këmbëngulja e Klevisit ndikoj që të mos krijohen probleme , na tha kudo që të jem unë do ju pergjigjem dhe premtimin do e mbajmë për atë qe kemi nënshkruar.

Ajo që ndodhi në Pogradec duhet tju shqetësoj te gjithë ju , dhe dikush duhet te dalë e ta shpjegojë përse duhej kjo shfaqje , kujt i intereson kjo urrejtje dhe përçarje mes kandidatësh dhe mbështetësve te tyre.

Edvini nuk i hapi listat do shkohet me lista të mbyllura dhe normal qe duhet ndërhyrë që mdërpritet ky sistem skualifikimi me probleme dhe përçarës tek mbështetësit

Partia Demokratike po përgatitet me kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje , shumë prej nesh dhe jush kanë mbetur të habitur dhe te vrare në shpirt për çfarë ndodhi , nuk e dimë se me çfarë kriteri është nxjerrë nga gara KLEVISI .

Lista kishte 10 emra , a ishte Klevisi më i panjohuri aty ..?? Puna sakrificat meritat e tij i dijnë të gjithë , ka diçka që nuk shlon ketu .450 anëtarë paskan votuar kundër vetëm ndaj ketyre dy personave , ju qenka vërsul i gjithë Pogradeci , ( 450 anëtarë 506 vota kundër sikur sdel llogaria , po për ata 8 kandidatët e tjerë nuk ka votuar asnjë kundër )…???

Shqetësimi i madh për ne, ndjehemi si të lënë në mes të rrugës. Pjesëmarrës në protestë jemi 400 familje me rreth 1 mijë banorë shto këtu dhe familje te tjera demokrate në Unazë dhe normalisht presim reagim nga strukturat drejtuese për ketë situate të krijuar .

Banoret e Unazës se Re nuk janë vetëm protestues por dhe votues , kemi sakrifikuar shumë , jemi grabitur dhunuar në mënyrë sistematike dhe çnjerëzore , meritojmë të na merret mendim dhe ne të pyetemi të përfaqësohemi denjësisht mezi presim qe te largohen këto kriminel dhe të vij PD në pushtet , Ne duam trajtim dinjitoz .

Ju lutemi shumë reagoni menjëherë mos na e ktheni shpinën mos na fyeni jemi në të drejtën tonë dhe presim nga mendje të qeta dhe të zgjuara të zgjidh ketë situatë jo të këndshme.

Klevis Balliu është propozim unanim në Unazë të Re na e mundësoni të bëjmë zgjedhjen tonë.

Zoti Basha kemi shumë besim tek ju mbështetjen e keni maksimale nga ne banorët e Unazës së Re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here