Shokohet dëshmitari që pa kufomat në Malësinë e Madhe/ Zbulohet pse ishin trupat larg njëri-tjetrit

0
541

Detaje tronditëse dalin në dritë nga krimi i rëndë në Malësinë e Madhe, ku ditën e sotme u gjetën të vrarë me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çutaj 37-vjeç dhe dhe Klement Pepaj 21-vjeç.

“Të masakruar me plumba! “, Kjo është fjalia e vetme që ka thënë dëshmitari që ka parë trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Malësinë e Madhe.

Mesa duket fillimisht i riu, Daniel Pepaj, ka qëlluar me kallashnikov të afërmin e tij, Klementin dhe më pas Vilsonin. Kjo shpjegon edhe distancën në të cilën janë gjetur kufomat larg njëri-tjetrit. 

Flitet se shkak i vrasjes është bërë një sasi e papërcaktuar kanabisi që Danjel Pepaj kishte vjedhur. Kjo ka çuar në dhunimin fizik të Danjelit nga dy kushërinjtë, i cili në shenjë hakmarrje i ka ekzekutuar, mesa duket në gjakftohtësi të plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here