Përfshihet dhe Shqipëria/ “Stoqet e Remdesivir po mbarojnë”, BE ble doza të reja

0
333

Remdesivir është për momentin i vetmi ilaç që po trajton simptomat e rënda të COVID-19 dhe pas alarmit nga vende të ndryshme të Unionit se stoqet po mbarojnë BE ka vendosur të blejë doza të reja.

Unioni ka firmosur një marrëveshje me kompaninë amerikane farmaceutike Gilead për 500 mijë trajtime me Remdesivir dhe ka si synim të dyfishojë furnizmin. Kontrata ka një vlerë prej 70 milionë eurosh nga fondi i emergjencës së BE-së.

Janë 36 vende që po marrin pjesë në këtë tender të përbashkët, të gjitha shtetet e BE-së, zona ekonomike evropiane, Britania e Madhe dhe 6 vendet kandidate, përfshi dhe Shqipërinë, të cilat do të marrin ilaçin Veklury, emri i markës së Remdesivir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here