Zbardhet skema e mashtrimit/ Dalin detaje të reja si 6 zyrtarët e lartë të AKBN falsifikuan 8 fatura, 2 biznesmenë shfrytëzuan puse nafte dhe i shkaktuan shtetit 1.5 mln dollarë dëme

0
301

Prokuroria urdhëroi dje arrestimin e disa zyrtarëve të AKBN. Mësohet se gjithë hetimi ka filluar nga kallëzimi i drejtorit të Albpetrol për disa puse nafte.

Pikërisht një shoqëri aksionere ‘’Phoenix Petroleum’’ me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin ka shfrytëzuar disa puse nafte dhe ecurinë e saj duhet ta ndiqte pikërisht AKBN. Shoqëria nuk i ka kryer këto investime të detyrueshme tek puset e naftës dhe ka paraqitur në AKBN 8 fatura të falsifikuara nga shërbime që nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Zyrtarët e AKBN, Qani Hoxhaj, R.Q, D.D, dhe Klodian Gradeci kanë cerifikuar kundër ligjit punimet e pakryera dhe i kanë pasqyruar në fatura si punime të kryera. Vlera totale e falsitetit të faturave është 1 milionë e 229 mijë dollarë.

Po ashtu dy punonjësit e Tatimeve, Arben Doda dhe Simon Marku përpiluan një raport kontrolli kundra ligjit dhe administrata pësoi një dëm prej 568 mijë dollarë amerikanë duke mos denoncuar rastin.

AKBN nga gjithë këto veprime të jashtëligjshme në përfundim ka pësuar një dëm prej 1 miliardë e 472 mijë e 766 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here