Vidhte kisha e shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, në pranga makthi i durrsakëve

0
264

Një 37-vjeçar ishte kthyer në makthin e durrsakëve ku vetëm brenda pak muajve ka kryer dhjetë vjedhje, duke mos kursyer as arkën e Kishës dhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Finish”.
Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, autori i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Finish”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas, më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:
Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;
Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;
Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;
Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;
Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;
Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;
Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;
Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;
Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;
Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here