Ilirjan Celibashi merr detyrën, ja çfarë thotë për numërimin e votave

0
346

Ilirjan Celibashi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Kryekomisionerit të ish-KQZ-së, që tashmë do të quhet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjatë një prononcimi për mediat, Celibashi tha se sfida kryesore ngelet çështja e teknologjisë së informacionit. Kreu i KQZ, veçoi zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2013, si të pranuara dhe me rrotacion kushtetues, por tha se pavarësisht se faktori ndërkombëtar në përgjithësi, ka pasur vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri: “Kjo nuk është e gjitha një situatë kaq gri apo e zezë në rastin më të keq, ka pasur procese që dhe nga ndërkombëtarët kanë marrë vlerësim maksimal”.

Do bëjmë të gjitha përpjekjet të kemi një qasje sa më të mirë në kuptimin e mundësive për ta realizuar këtë proces por koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor të jenë kaq të rëndësishme dhe me prioritet”.

Celibashi theksoi se tani institucioni i KQZ “ka një përbërje profesionistë që do krijojnë besim te qytetarët shqiptarë dhe te integriteti i votës së tyre”.

I pyetur nëse do kemi një proces numërimi më të shpejtë në zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi tha:

“Është një çështje që meriton një adresim të shpejtë e me shumë kujdes nga ana jonë se përdorimi i teknologjisë së informacionit si një lloj ririe kanë impaktin e vet në lidhje me kohën e nxjerrjes së rezultatit. Do bëjmë gjithcka është e mundur që ky proces të jetë ligjor por dhe koha ka rëndësinë e vet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here