Dalin pamjet e aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy vajza

0
318

Report tv ka publikuar pamjet pak sekonda para aksidentit tragjik të 13 shtatorit në dalje të tunelit të Elbasanit, ku dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera u plagosën.

Në këto pamje shihet se si mjeti i Behar Pemës vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave, ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas.

Lexo edhe- Aksidenti tragjik në afërsi të tunelit të Elbasanit/ Policia zbardh ngjarjen dhe zbulon si është gjendja e 2 të plagosurave

Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle. Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

4 vajzat ishin nisur nga Shkodra të festonin një datëlindje në Korçë. Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara. Nga hetimet ka rezultuar se Behar Pema ndaj të cilit është caktuar arrest me burg ka qenë në gjendje të dehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here