Situata po bëhet kritike, OBSH urdhër shteteve: Forconi masat

0
58

Një moment kritik prej koronavirusit thotë OBSH, duke i kërkuar krerëve të shteteve të forcojnë masat.

Të premten e shkuar Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi përdorimin enjë testi të shpejtë që diagnostikon në kohë rekord të infektuarit me COVID-19, një test që bazohet tek antigjenet.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se janë teste të thjeshta të cilat japin rezultate të besueshme brenda 15-30 minutash, në raport me testet aktuale që kërkojnë orë dhe ditë.

“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë mënyrën si i përgjigjet situatës, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojnë përhapjen e virusit”, tha Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa për vendet ku situata është nën kontroll, nënvizoi rëndësinë që qeveritë të jenë vigjilente dhe të investojnë në sistemin shëndetësor.

Ai bën thirrje që të shtohet gjurmimi i kontakteve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj