Jonida Vokshi tregeon sekretin si ra menjëherë në peshë pas lindjes së vajzës

0
318

Kjo ishte intervista e parë televizive për Jonida Vokshin katër muaj pas lindjes së vogëlushes Emi. E ftuar në “Rudina” aktorja dhe moderatorja ka rrëfyer rrugëtimin e saj gjatë shtatzënisë dhe eksperiencën e këtyre muajve si nënë.

Jonida u shpreh se pasi mori në krahë vogëlushen Emi pas lindjes ishte momenti më i bukur, por edhe i frikshëm për të. “Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesuesshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të”, tha Vokshi.

Midis të tjerave, ajo tregoi se si ja doli të kthehej aq shpejt në formë pas shtatzënisë së parë, duke ju shuar kuriozitetin të gjithëve. Vetëm pak ditë pasi solli në jetë vajzën, Jonida publikoi në rrjete sociale foto ku shihej në formë perfekte fizike, aq sa pati nga ata që dyshuan nëse kishte lindur vërtetë apo jo.

Sot ajo tregoi se para shtatzënisë është marrë shumë me aktivitet fizik dhe kjo gjë e ka ndihmuar ta ketë trupin në formë të mirë. Megjithatë Jonida shtoi se asnjëherë nuk e ka pasur si qëllim të ruante linjat, por vetëm të kishte shëndet të mirë vajza dhe vetë ajo.

“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë. Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë”, tregoi Jonida.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here