“Situata mbetet kritike…”, ja deri kur pritet të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme për Covid në Itali, reagon kryeministri

0
104

Italia pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për pandeminë deri në filim të vitit të ardhshëm.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri, Giuseppe Conte, i cili tha se qeveria do ti propozojë parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të janarit 2021.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën për pandeminë, Conte tha se situata vazhdon të jetë kritike, megjithëse kurba e infeksionit është nën kontroll.

Conte tha se duhet të ketë vëmendje të shtuar si nga shteti ashtu dhe qytetarët.

Që prej fillimit të pandemisë Italia ka regjistruar 314.861 raste infeksioni nga Covid 19, 35.894 viktima, ndërsa 227.704 persona janë shëruar. Aktualisht raste aktive janë 51.263.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj