Google search engine
Home Sociale “Më kapi paniku, nuk më mbanin këmbët”/ Gazetari Skëndaj tregon eksperiencën e...

“Më kapi paniku, nuk më mbanin këmbët”/ Gazetari Skëndaj tregon eksperiencën e tmerrshme pas infektimit nga Covid-19

0
356

Gazetari Erjon Skëndaj ka treguar eksperiencën që ka kaluar pasi u prek nga koronavirusi. Në emisionin  ‘Kjo Javë’ gazetari tregoi se ka kaluar ditë shumë të vështirë, pasi ka pasur ethe, temperaturë, kollë dhe madje nuk mund të flinte as gjumë natën.https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.htmlAd by Valueimpression

“Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripit sezonal në janar shkurt, por nuk ishte ashtu. Për tre katër ditë pata dhimbje koke, kyçesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën. Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës. Por në ditën e 4-t më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë, sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot. Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende, më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha cdo 5-10  sekonda kollitesha. Nata ishte pa gjumë komplet. Në këto caste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin. E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ. Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m’u pre si me thikë, nuk kisha më. Ajo që nuk m’u nda asnjëherë ishte dhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes.” tregoi Skëndaj.

Gjatë bisedës në emision, Skëndaj tregon edhe mbi kurën e dhënë nga mjeku i familjes.

“Mjeku i familjes më dha një mjekim tip që u jepet të gjithë personave që kanë Covid. Kryeson listën antibiotiku dhe kjo ishte më e çuditshmja. Në listën time nuk përfshihej holluesi i gjakut, por një aspirinë, zinat dhe vitamina dhe zing. Pra, një kurë protokoll tip thoshte mjekja. Kortizonikë më këshilluan për shkak të kollës, por nuk pranova ta marr”,  tha Skëndaj.

Më tej ai tregoi  se virusin mund të ketë marrë gjatë komunikimeve me familjarët e pacientëve të infektuar.

“Një ditë e kam parë veten shumë keq. Jam zgjuar natën me një dhimbje shumë të fortë në fyt. Më kapi pak paniku. Kur kollitesha më dhimbte gjithë mushkëria dhe gati s’më mbanin këmbët. Piva një qetësuese, mendova të zbardhi dita për të ikur në spital, por fatmirësisht këtë dhimbje nuk e kisha më. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë dhimbje”, tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here