Jo vetëm kandidatët, dhe kryesia e PD-së do të votohet nga anëtarësia. Emrat në Tiranë

0
240

Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia dhe këtij procesi nuk i shpëton as kryesia.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, ka përcaktuar zonat ku do mund të kandidojnë anëtarët e kryesisë, (duke patur parasysh faktin se në cilën zonë mund të jenë më të dobishëm), ndërkohë nëpërmjet votës së tyre, demokratët në bazë do përcaktojnë nëse do jenë pjesë e listës finale të kandidatëve për deputetë.

Dje anëtarësia e PD në qarkun e Kukësit vendosën që të jenë pjesë e listës në këtë qark, Dhurata Cupi dhe Kreshnik Collaku, ndërkohë që të tjerët do të votohen në ditët në vijim, sipas kalendarit të votimit të përcaktuar më herët nga Gazment Bardhi.

Izmira Ulqinaku do të jetë pjesë e listës që Komisioni do ti çojë për votim anëtarësisë së Shkodrës, Endri Hasa pjesë e listës së Elbasanit, Enkelejd Alibeaj pjesë e listës së Fierit, Bylykbashi në Durrës.

15 emrat e tjerë të kryesisë (Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Grida Duma, Jorida Tabaku, Jamarber Malltezi, Orjola Pampuri, Tomor Alizoti, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Arben Kashahu, Arben Ristani Belind Kelliçi) janë përcaktuar në listat paraprake për të garuar në qarkun e Tiranës, por duhet të marrin pëlqimin e anëtarësisë në 10 tetor kur edhe do të zhvillojnë votimet demokratët e këtij qarku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here