PD nis zyrtarisht fushatën, Bardhi: Një model demokratik se si funksionon një parti politike

0
298

Partia Demokratike ka nisur nga Kukësi procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bardhi tha se ky proces do të shërbejë si një model demokratik të mënyrës se si funksionon një parti politike, duke ftuar anëtarët e PD-së që të votojnë ata që nesër do të përfaqësojnë interesin e qytetarëve.

“Sot nisim fusahtën elektorale, çdo kandiat i përzgjedhur nga strukturat qendrore. është i rëndësishëm jo vetëm për PD, për Shqipërinë sepse jep një model demokratik të mënyrës së si funksionon një parti politike. Kandidatët t’i caktojnë qytetarët dhe jo paratë e pista. Prandaj është momenti i rëndësishëm jo vetëm për PD por dhe për Shqipërinë. Ftoj qytetarët dhe anëtarët e PD të bëhen pjesë me zërin e tyre, të përcaktojnë ekipin që do sigurojë fitoren e thellë të PD në zgjedhjet e 25 prillit vitin e ardhshëm”, tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here