Zhvillime të reja/ Rama bën një tjetër lëvizje të rëndësishme, zbulohet ke cakton në vend të Dakos në Durrës

0
333

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një tjetër ndryshim, duke emëruar Ardian Çelën si koordinator në Qarkun e Durrësit.

Këtë pozicion më parë në strukturat e PS e mbante Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit, emri i të cilit ndodhet në listat e zeza të Departamentit amerikan të Shtetit.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, në kuadrin e takimeve me drejtuesit politikë, ishte i pranishëm, Ardian Çela, ndërsa u diskutua për problematikat në sektorin publik dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

Çela konsiderohej si krahu i djathtë i Dakos në fushatat zgjedhore të PS, ndaj dhe duket se zëvendësimi më shumë ngjan me një lëvizje taktike të kreut socialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here