“Ti më shpëtove nga koma”/ Pas helmimit dhe ditëve të vështira në spital, kritiku i Putinit zbulon kush e riktheu në jetë

0
297

Lideri i opozitës ruse që fatmirësisht arriti t’i shpëtojë helmimit i ka emocionuar të gjithë me surprizat që i ka organizuar bashkëshortes së tij në 20-vjetorin e martesës.

Alexei Navalny, i drejtohet bashkëshortes së tij me një postim shoqëruar me foton e të dyve: Julia, më ke shpëtuar nga koma, kjo duhet të vendoset në librin e testeve të neuroshkencës’, ka shkruar Navalny duke falenderuar bashkëshorten që i ka asistuar në fazën e errët të komës. Postimi ka bashkangjitur një foto nga spitali Charite i Berlinit. Por nëse nga njëra anë ka dashuri, nga ana tjetër është lufta politike.

Navalny i ka kërkuar forcave ruse t’i kthejnë rrobat e sekuestruara në Omsk, duke pasur parasysh që ato përmbajnë prova.

Lajmi, i shpërndarë nga disa media ruse, që Gjykata Supreme kishte mbyllur përfundimisht rrugëtimin e partisë së Navalny, Russia Futura, së cilës i ishte mohuar regjistrimi nga ministri i Drejtësisë, sepse sipas tyre kishte një tjetër parti me të njëjtin emër, trazoi situatën politike ruse.

Alexey Navalny kohët e fundit ka ardhur duke u përmirësuar, pasi u helmua me agjent nervor të llojit Novichok.

Lideri opozitar rus ka qenë aktiv kohët e fundit në Instagram ku ka publikuar foto nga spitali, me infermierët dhe më pas duke ecur në shkallë.

Ai para pak ditësh tha përmes rrjeteve sociale se nuk ishte në gjendje të përdorte telefonin ose të mbushte një gotë me ujë, por mund të ecë dhe të shohë, të njohë njerëzit pasi sytë iu veshën nga helmimi.

Disa orë më parë Navalny ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, teksa kujton 20-vjetorin e martesës. Ai është bërë nostalgjik dhe ka vendosur të shkruaj disa rreshta.

‘Julia ne nuk patëm mundësi të festojmë përvjetorin e martesës në 26 gusht, 20 vjet nga dasma jonë, por sot jam i lumtur dhe i kënaqur që mund ta shkruaj këtë. Këtë gjë e kemi parë shpesh herë në filma dhe e kemi lexuar në libra, kur njëri qëndron në koma dhe tjetri e kthen në jetë me dashurinë dhe kujdesin e pandërprerë. Sigurisht kjo ka ndodhur edhe me mua. Julia më ka folur, me ka kënduar, më ka vënë muzikë, edhe pse unë nuk mbaj mend asgjë. Tashmë unë kam dalë nga koma dhe ndjehem mirë. Nuk dyshoj për asnjë sekondë se ka një shpjegim shkencor për këtë. Çdo vizitë fjalë për fjalë u bë shëruese dhe efekti i pritjes rriti shpërblimin e dopaminës. Por sado që tingëllon shpjegim i ftohtë shkencor dhe mjekësor, tani e di me siguri vetëm nga përvoja ime, dashuria shëron dhe të kthen në jetë. Julia, ti më shpëtove nga koma dhe lejoje këtë të shkruhet në librat shkollorë të neuroshkencës’, shkruan Navalny.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here