Shkaktoi tmerr e panik në mes të plazhit/ Identifikohet shqiptari që iu bë dje atentat me armë, policia nxjerr detajet e forta

0
353

Pas ngjarjes që tronditi Italinë mesditën e djeshme dhe shkaktoi tmerr e panik në zonë e populluar të plazhit të Torvaianicas, është identifikuar shqiptari që iu bë atentat.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari u identifikua si Selavdi Shehaj, 38-vjeç. Ai ishte shoqëruesi i pronarit të plazhit “Bora Bora Beach “në bregdetin e Sirenave në Torvaianica. Po sipas tyre, shqiptari sapo kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi shtëpiak dhe ka disa rekorde për drogë. Pikërisht tek e kaluara e tij e errët po përqendrohen edhe hetimet e karabinierëve.

NGJARJA

Kanë qenë dy persona me fytyrë të mbuluar, që lëviznin një motorçikletë “skuter” autorët. Në orën 10:30 njëri prej tyre zbriti nga mjeti dhe hapi zjarr në plazh duke plagosur një shqiptar me precedentë penalë.

Karabinierët e “Compagnia di Pomezia” ndërhynë. I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo me helikopter dhe nuk është në rrezik për jetën.

Policia thotë se agresori u largua duke u përzier me turmën dhe po kërkohet në mënyrë aktive së bashku me një bashkëpunëtor, i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here