Edhe buzëkuqi viktimë e… COVID-19

0
206

Nëse gjatë krizave financiare të së kaluarës blerja e një buzëkuqi ose parfumi ishte një formë e arritshme e vetëkënaqësisë, ndërkohë që sot përdorimi i maskave ka çuar në një tkurrje të mprehtë të shitjeve të artikujve kozmetikë, ndërkohë që janë rritur shitjet në sektorin e higjienës personale.

Nuk është rastësi që në fund të vitit 2020 do të ketë një rënie të xhiros globale prej 11,6% për artikujt kozmetikë, përfshirë buzëkuqin.

Sektori i bukurisë aktualisht është në pozicionin e pestë për sa i përket rënies së regjistruar të të mirave materiale.

Sipas sondazheve, një e treta e europianëve do t’i zvogëlojnë më tej shpenzimet e tyre përsa i takon blerjes së artikujve kozmetikë, ku buzëkuqi zë një vend të rëndësishëm.

Sipas të dhënave, shpenzimet e europianëve për artikujt e kozmetikës do të rikthehen në nivelin e vitit 2019 vetëm në vitin 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here