Pamje dramatike/ Cikloni ‘Ianos’ godet fuqishëm,dy të vdekur njëri prej tyre një fermer shqiptar. (VIDEO)

0
249

Është shënuar viktima e dytë nga cikloni mesdhetar “Ianos”, i cili po godet shumë zona të Greqisë. Pak më parë u raportua për një grua në fshatin Vasili në Farsala, por fatkeqësisht nga stuhia që ka përfshirë vendin ka ndërruar jetë edhe një fermer shqiptar.

Njëri nga dy të zhdukurit u gjet i vdekur në Karditsa. Ai është një fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare të cilin djali i tij e kërkonte që prej ditës së djeshme, pasi ishte zhdukur për shkak të motit të keq.

63-vjeçari u gjet i vdekur nga ekuipazhet e Brigadës së Zjarrit dhe djali i tij në zonën prapa spitalit të Karditsa.

Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali. Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here