Gjendja shëndetësore e Schumacher/ Neurologu i njohur lëshon deklaratën shokuese

0
286

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga një neurokirurg i njohur në Zyrit për gjendjen në të cilën ndodhet Michael Schumacher. Sipas specialistit dyshohet se është në gjendje vegjetative dhe nuk u përgjigjet dot familjarëve të tij

Erich Riederer ka dhënë prognozën e tij në një dokumentar në kanalin francez TMC.

“Unë mendoj se ai është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet. Ai merr frymë, zemra i rreh dhe ndoshta mund të ulet dhe të ecë si foshnje me ndihmë, por jo të bëjë më shumë veprime.

Them se ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans ta shohim atë sikur ishte para aksidentit? Me të vërtetë nuk mendoj kështu”, ka deklaruar Riederer. Rreth ish-pilotit gjerman ka pasur shumë pak informacion dhe janë të paktë njerëzit që kanë pasur mundësinë ta shohin

Schumacher bëri aksident me ski në vitin 2013 dhe për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje kome.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here