Vrasjet mafioze për pazare kokain/Zbardhet dosja e policisë

0
206

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga atentati ndaj Preng Gjinit, me shpërthim të telekomanduar në makinë. Në dosjen e policisë, thuhet se ngjarja po hetohet për motive gjakmarrjeje e hakmarrje, që kanë të bëjnë me prishjen e pazareve të drogës.

“Ngjarja ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, që familja Gjini ka me familjen Reçi nga Rrësheni. Kjo është si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian. Si pasojë e këtyre konflikteve, si pasojë e hakmarrjes dhe gjakmarrjes, janë vrarë disa persona nga këto dy familje”, thuhet në dosjen e policisë.

Nisur nga dëshmia e nipit dhe të dëmtuarit prokuroria dhe policia kanë sekuestruar dhjetëra kamera në rrugët e kryeqytetit, që po këqyren për të parë ku është vënë eksplozivi. Janë dhjetëra orë filmime që po këqyren nga një grup hetimor.

Nga hetimet rezulton se familjarët e të dyja grupeve janë të larguara jashtë shtetit, si fëmijët e Preng Gjinit, ashtu edhe fëmijët e vëllezërve Reci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here