U plagos i biri dhe u vra babai/Zbardhen detajet e reja çfarë u gjet në vendin e krimit në Durrës

0
298

Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Siç shihet nga pamjet në foto, në vendin e ngjarjes kanë mbetur shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, është kapur autori, teksa janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here