Vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan. Teksa është zbardhur dinamika e krimit, mësohet se ekzekutimi ka ndodhur në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm. Bujar Çela parkoi automjetin dhe u ul në lokalin që shërben dhe si lavazh në hyrje të Elbasanit nga Tirana.
Pikërisht në këtë moment, autorët e maskuar në fytyrë që e kishin ndjekur 50- vjeçarin erdhën nga rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe kanë qëlluar prej cepit të lavazhit deri tek lokali për 50 metra largësi.
Bujar Çela që punonte si taksist pa licencë qëndronte çdo ditë në këtë lokal, teksa pasi u ul në tavolinë u qëllua dhe u rrëzua nga karrigia.
Gëzhoja janë gjetur në hapësirën prej 50 metra nga ku qëlluan autorët, teksa plumbat kapën edhe derën, pllakat dhe në tokë teksa dyshemeja u mbulua me gjak.
Kamerat e sigurisë kanë kapur tre autorët të cilët kanë ekzekutuar vëllanë e Talo Çelës, të cilët zbritën nga mjeti ‘Renault; që u gjet i djegur disa km larg vendngjarjes. Mësohet se një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjetër me pistoleta të cilët kanë qëlluar me breshëri armësh në harkun kohor prej 60 sekondash, të pa shqetësuar nga askush duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.