“O sot o kurrë”, Konferenca e Pezës, Meta: Amanet, besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

0
220

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka përkujtuar Konferencën e Pezës duke thënë se mesazhi që ajo jep është bashkim, kushtrim e qëndresë në mbrojtje të interesit kombëtar.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!

O SOT, O KURRË!”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here