Kthese e befasishme e motit/ Meteorologët japin alarmin: Ja çfarë pritet të ndodhë në 18 shtator

0
633

Meteorologët në Greqi, paralajmërojnë ndryshime të papritura të motit.

Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë dëmtime në disa shtete.

“Nga të dhënat e parashikimit të modeleve që kemi marrë pak kohë më parë, ku niveli i ulët barometrik që po vërtitet në zonën detare të Italisë së Jugut prej ditësh, tenton të marrë karakteristikat tropikale në ditët në vijim”.

Siç shpjegon ai, “është e zakonshme në një kohë të tillë që detet tona janë mjaft të ngrohta, nivele barometrike që ndërveprojnë për shumë ditë me detin për të marrë sasi të mëdha energjie dhe turbulencë, duke marrë formën e një cikloni i cili për gjerësitë tona gjeografike karakterizohet si ciklon mesdhetar sepse shtrirja e tyre e kufizuar në lidhje me ciklonet e njohura të krijuara në oqeane. Përndryshe, karakteristikat e tyre të tjera nuk ndryshojnë shumë”.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragan. Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtator, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here